Insights

Tregimi i së dielës- Historia e Shpresës dhe Anestit, detaji me foton që gjetën kur erdhën nga Italia

23 Gusht 2020, 09:59 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës- Historia e Shpresës dhe Anestit, detaji me

KUJTIMET…

Zilja gati u preu në mes filmin që po shihnin në tv Anesti me Shpresën. Ishin mësuar prej vitesh me qetësi. Tre fëmijët u rritën dhe fluturuan në Itali. Atje krijuan familje e vinin në Tiranë ca ditë në verë. Rrinin me prindërit pastaj në Qeparo,aty ku qenë mësuar me pushime qysh kur ishin të vegjël.

Anesti u çua nga kolltuku e u çapit te dera. Sa e hapi para i doli një fytyrë ezmere. Dukej më i errët nga që drita e shkallëve i binte nga pas kokës.

-Urdhëroni!

-Jam ai që mora dje mobiljet te Frosa.

-Po,-tha Anesti e u kujtua që te komshia erdhën dje një grup rom e ngarkuan plaçkat e Frosës,që vdiq para një muaji. I morën falas. Katër djemtë dhe vajza e saj kishin bërë goxha pasuri këto vite e rrobat e mobiljet e nënës nuk u hynin në sy.

-Te sirtari i komosë gjetëm këto tre albume me fotografi. Trokitëm te dera e së ndjerës,por nuk u pérgjigj njeri.

Anesti i mori albumet dhe e mbylli derën pa i thënë as natën e mirë romit që i trokiti.

Shkoi te dhoma e ndenjes. Shpresa po shihte serialin e nuk dëgjoi e kuptoi gjë. Anesti po i vendoste albumet mbi tavolinë. Qenë tre. Të trashë. Sipér shkruhej”Ne”,te tjetri “Fëmijët” dhe te i treti “Nipërit e mbesat”. Dukej shkrimi i Bertit,burrit të Frosës. Kishte kaligrafi piktori,ose dezinjatori. Rruazë shkrimi. Ai kishte punuar ekonomist deri sa i ra një natë hemoragji cerebrale e nuk e kapi mëngjesin. Qysh atë ditë Frosa sikur ecte në ajér. As dëgjonte,as fliste. Ishin çift kaq i dashuruar sa shpesh thoshin,jemi një trup. Po mori ajér njéri,tjetri nuk e hap gojën se na mjafton një frymë. E kështu ditë pas dite Frosa ishte thuajse e vdekur,por e pakallur. Atë ditë që Anesti e Shpresa mësuan se ajo ndërroi jetë iu duk lajm i vjetër.

Erdhën gjithë fëmijët nga Gjermania,Italia,Greqia. E varrosën me nderime. Pastaj ndanë në 5 pjesë paratë që prindérit kishin në bankë dhe ato nga shitja e shtëpisë. Në fakt ishin goxha se Berti pati blerë dhe dy hyrjet e komshinjve e shtëpia e tij gati qe pallat.

Anesti po shihte fotot e martesës së Frosës me Bertin. Si dy pëllumba. U rrezatohej lumturi. Ja,me djalin e madh. Me vajzën,me shokët e punës,te dalja në pension,me nipin në Milano,me…

Mbaroi filmi dhe Anesti ia afroi fotot Shpresës. Kishin jetuar 35 vjet me Frosën e Bertin dhe fotot u dukeshin si film i xhiruar në pallat. Në shumë prej tyre dukeshin dhe fëmijët e Bertit,se ishin moshatarë e shkonin te e njëjta shkollë fëmijët e të dy familjeve.

-Merre Zanën në cel,e thuaji pér albumet,-tha Shpresa.

Zana qe vajza e Frosës. Me të flisnin herë pas here se u sillte ilaçe nga Italia. I ra ziles e matanë u dëgjua zëri i saj.

-Solli ai jevgu i mobiljeve ca albume që ishin te komoja e mamasë.

-Ok,por unë jam me pushime e mbase vij andej nga fundi i javës.

-Vike vonë,se ne nisemi nesër në Qeparo,-i tha Anesti.

-E bëjmë kështu. Vendosi te kasa e sahatit të ujit në korridorin e shkallëve dhe po kaloj andej t’i marr.

Ia mbylli celularin. Anesti e zuri veshin me pëllëmbë dhe tundte kokën siç bënte kur i hynte ujë deti në vesh. Shpresa mbante gojën hapur si peshku i akuariumit. Gjithsesi të nesérmen i vendosi te kasa e korridorit e ikën me pushime. Kaluan ditë,u harruan albumet. Pas dy javësh sa po hynin në shtëpi Anesti çeli kasën. Pa veç një album. Po dy të tjerët? Mori Zanën në cel.

-Ah,harrova,u nisa urgjent në Itali e …

Nuk i tha që mungonin dy albume. Pér fat kishte shpëtuar  “Ne”,ai ku qe vetëm Berti dhe Frosa,në dashuri,në fejesë,në martesë. E mori,e pastroi me pëllëmbë dhe e vendosi te sirtari i albumeve të tij. Ia fshiu fjalën “Ne” dhe shkroi sipër ,”Vëllai dhe motra jonë”. Se ashtu ishin të katért,35 vjet bashkë  në miqësi e në shoqëri,të pandarë. Të qeshur,të çlirët e vëllazérorë.

-Ma mbushe shëpinë,o byrazer,-foli me vete dhe ledhatoi me dorën e rreshkur  albumin e fqinjit të tij.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll

Insights 18 Gusht 2020, 14:20

Liria e fjalës! Virusi i negativitetit

(Unë di që nuk di asgjë- Sokrati)Një ditë isha ngritur të jepja mendimin tim dhe ma nderpreu fjalën dikush, i cili foli pikërisht për lirinë e fjalës.Ai më mbyl...

Insights 17 Gusht 2020, 12:19

“Pushtuesit”, që ajo nuk donte t’i pranonte

Theodhora, një grua mbi të 70-at, me dy qese të tejmbushura në supermarketin e rrugës kryesore në Dhërmi dhe me një bastun të dyshimtë, për t’i siguruar mbështe...

Insights 16 Gusht 2020, 20:56

Shteti ra, rroftë e-Albania!

E keni vënë re që shpesh përfaqësues të mazhorancës e qeverisë sillen si të ishin në opozitë dhe jo në vitin e tetë të pushtetit?!!Disa ditë më parë zv.kryemini...

Insights 16 Gusht 2020, 11:34

Çfarë (nuk) mësuam nga koronavirusi!

TIRANË- Këto nuk janë kohë normale. Në vetëm pak muaj, përhapja e pandemisë ka ndryshuar tërësisht mënyrën se si njerëzit punojnë, jetojnë e konsumojnë.Qev...

Insights 16 Gusht 2020, 09:46

“Avniu”, tregimi i së dielës nga Agim Xhafka

TIRANË- Ndenja në Pogradec tre ditë me Avniun. Eshtë shok i hershëm i tim eti. Afër të 90-tave,ecte pak i kerrusur në breg të  gjolit. Sa e vura re u sula ...

Insights 14 Gusht 2020, 10:21

Që askush të mos ndjehet vetëm…

TIRANË- Kovidi-19 duhet marrë seriozosht, jo vetëm pse vret dhe krijon probleme shendetësore, por për pasojat që po shkakton në jetën e globit, duke fillua...