Art&Argëtim

George dhe Amal Clooney bëjnë gjestin human, dhurojnë 100,000 dollarë pas shpërthimit në Bejrut

7 Gusht 2020, 18:30 Nga DOSJA
George dhe Amal Clooney bëjnë gjestin human, dhurojnë 100,000

AMERIKE– Bashkëshortja e George Clooney, Amal e cila është me origjinë nga Bejrut ka vendosur që të dhurojë për popullin e Libanit 100,000 dollarë pas shpërthimit e madh që ndodhi ditën e mërkurë.

Cifti do i ndajë paratë në mënyrë të barabartë midis tre organizatave bamirëse, për të ndihmuar në përpjekjet e ndihmës.

Ne të dy jemi thellësisht të shqetësuar për njerëzit e Beirut dhe shkatërrimin me të cilin janë përballur ditët e fundit. Tre organizata bamirësie që kemi gjetur janë duke siguruar lehtësim thelbësor në tokë: Kryqi i Kuq i Libanit, Impact Liban, dhe Baytna Baytak. Ne do t’iu dhurojmë këtyre tre organizatave 100,000 dollarë dhe shpresojmë se të tjerët do të ndihmojnë në çfarëdo mënyre që munden”, kanë ndarë George dhe Amal në një deklaratë për ET.

Në shpërthimin masiv që ndodhi në portin detar në Bejrut, deri tani janë konfirmuar të paktën 137 persona te vdekur dhe mbi 5 mijë të lënduar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bejrut george clooney para bejrut george clooney para

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Gusht 2020, 16:46

AMERIKE– Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka përditësuar fansat me situatën e saj aktuale, dhe duhet thënë se duket tejet mase e lodhur fizikisht.Bebe vuan...