Bota

Donald Trump i vendosur: Sot do të nënshkruajë urdhërin ekzekutiv për të ndaluar aplikacionin TikTok

1 Gusht 2020, 09:25 Nga DOSJA
Donald Trump i vendosur: Sot do të nënshkruajë urdhërin

SHBA–  Presidenti amerikan Donald Trump thotë ka deklaruar se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok, që është në pronësi të një kompanie kineze.

Sipas mediave të huaja raportohet se Trump ka thënë se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që ditën e sotme.

Teksa ka folur para gazetarëve Trump u shpreh se sa i përket TikTok-ut, ky aplikacion kinez do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo pasi zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se aplikacioni, në pronësi të firmës kineze ByteDance, mund të përdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.

Kujtojmë se vetëm pak orë para deklaratës, presidenti amerikan kishte deklaruar se ka edhe mënyra  të tjera, për të adresuar shqetësimet se ky aplikacion mund të jetë një vegël për inteligjencën kineze.

Trump tha se ai mund të përdorë fuqitë emergjente ekonomike apo edhe urdhër ekzekutiv, për të ndaluar qasjen e TikTok në SHBA, aplikacion ky që është mjaft i populluar te të rinjtë.

TikTok, që lejon përdoruesit të krijojnë video të shkurtra, vlerësohet se ka mbi 1 miliardë përdorues në mbarë botën. Ndërkohë më herët qeveria amerikane ka vendosur që Komiteti për Investime të Huaja në SHBA të nisë hetime për këtë aplikacion.

Ky njoftim i Qeverisë amerikane nxiti reagime në Qeverinë kineze e cila e akuzoi Uashingtonin për diskriminim. Kompania që ka në pronësi aplikacionin TikTok thotë se nuk ndan të dhënat e përdoruesve me Pekinin zyrtar.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba tiktok trump ndalon tikotok donald trump shba tiktok trump ndalon tikotok

Sondazh

Poll