Ekonomi

Keni planifikuar të shkoni në plazh në fundjavë? Moti nuk është në anën tuaj, nesër dhe pasnesër parashikohen reshje s

16 Korrik 2020, 14:16 Nga DOSJA
Keni planifikuar të shkoni në plazh në fundjavë? Moti nuk

TIRANË- Nesër dhe pasnesër moti do të pësojë ndryshime. Sipas një njoftimi nga Shërbimi Metreologjik Ushtarak, mësohet se ditën e premte parashikohen kthjellime dhe vranësira mesatare, por në mesditë do të nisin dhe reshjet e shiut.

Po ashtu mësohet se të shtunën në bregdetin veriperëndimor vranësirat e dendura do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohshme. Situata me mot të paqëndryeshëm do të jetë dhe në alpe ku në parashikohen dhe shtrëngata me rrufe.

“Dy ditët e ardhshme moti do të pësojë ndryshime. Ditën e premte parashikohen kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe në alpe. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash të shkurtra në këto zona.

Ditën e shtunë në bregdetin veriperëndimor vranësirat e dendura do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohëshme. Kjo situatë do të jetë në alpe dhe përgjatë maleve, ku në formë të izoluar parashikohen dhe shtrëngata me rrufe. Mot me diell e vranësira kalimtare parashikohet përgjatë pjesës tjetër bregdetare. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë”, është njoftimi nga SHMU.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale parashikimi i motit reshje shiu ulen temperaturat parashikimi i motit reshje shiu ulen temperaturat

Sondazh

Poll