Insights

Turqit po njollosin kishën e Shën Sofisë! – Po shkulin gjithçka!

16 Korrik 2020, 09:07 Nga DOSJA
Turqit po njollosin kishën e Shën Sofisë! – Po shkulin

Nuk kanë fund bëmat e turqve, nuk kanë as hyjni, as respekt për shenjtërinë e objekteve të besimit kristian, as përgjegjësi për të mbrojtur vlera të kulturës botërore, unike dhe të papërsëritshme. Videot në artikull sjellin veçse trishtim dhe dhimbje në shpirtin e çdo të krishteri.

Shën Maria sot qan, teksa turqit njollosin me venprimet e tyre simbolin e ortodoksisë. Siç tregojnë edhe videot turqit përshpejtojnë proçedurat për ta shndërruar Kishën e Shën Sofisë në Xhami, ndërsa sot u shkul nga muri rrethues edhe tabela me mbishkrimin “Muzeu i Shën Sofisë”.

Prezent gjatë shkuljes së tabelës së Shën Sofisë ishte edhe Drejtori i Sigurisë së Stambollit, Zafer Aktash, i cili deklaroi: “Erdhëm këtu sot për të inspektuar masat e sigurisë, për të bërë të mundur që qytetarët tanë më 24 korrik të mund të lutem të sigurtë dhe paqësisht”.

Në të njëjtën kohë, filluan punimet si jashtë, po ashtu edhe në brendësi të kishës me grupe punëtorësh konstruksioni, për të mos lënë asnjë shenjë krishtërimi ortodoks.

Media-t turke duket të jenë të gëzuara dhe tejet të kënaqura për këtë që po ndodh, si dhe në një seri emisionesh televizive nuk ngurojnë të shprehen me urrejtje për Ortodoksinë!

Mozaikët dhe afresket që do të fshehë, apo mbulojë, sulltani Erdogan, në brendësi të Kishës: Mozaiku i Lutjes (i shekullit të 13-të), skena paraqet Krishtin në mes, në të djathtë të tij Shën Maria dhe në të majtë të tij Joan Prodhromi. Mozaiku i Fronëzimit të Gjithëshenjtës Foshnjëmbajtëse (i shekullit të 9-të), që ndodhet në qendër të Kishës.
Mozaiku i Fronëzimit të Krishtit dhe Perandori Leon (i shekullit të 10-të ose të 11-të).

Si dhe katër mozaikë të tjerë që ndodhen brenda Kishës dhe janë një vlerë e paçmueshme e trashëgimisë botërore kulturore, vepra të rralla, që realisht duket të jenë të bëra nga frymëzim hyjnor.

Kjo është fytyra e pandryshueshme e otomanëve, mbjellin prapambetje, shkatërrojnë vlera dhe nxisin luftën dhe vëllavrasjen. Sot po i vendosin ferexhe Simbolit të Ortodoksisë, Kishës së Shën Sofisë!

Marrë nga Mast.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione shën sophia shën sophia

Sondazh

Poll

Insights 14 Korrik 2020, 08:54

Dobia e papërsosmërisë

Ka njerëz që zhyten me kokë në projekte të reja për të përmirësuar jetën e vet – duke hequr qafe gjëra të panevojshme, duke lyer sërish muret e shtëpisë, duke u...

Insights 14 Korrik 2020, 07:00

Sharra, fati dhe shpëtimi i Tiranës

Banorëve të Tiranës emri i “Sharrës“ ju sjell në mendje pirgjet e plehrave, shtëllungat e tymit të zi që çliroheshin mbi qytet, aromën e padurueshme që h...

Insights 8 Korrik 2020, 10:41

Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

GJERMANI- Si ndryshojnë kohët! Nëntë vjet të shkuara, të gjitha partitë politike të Gjermanisë ranë dakord se kishte ardhur koha për të pezulluar shërbimin e de...