Aktualitet

Emrat/  Vranë me 4 plumba të riun shqiptar në mes të sheshit, jepet dënimi për dy autorët italian (NGJARJA)

10 Korrik 2020, 16:34 Nga DOSJA
Emrat/  Vranë me 4 plumba të riun shqiptar në mes të

ITALI- Ditën e sotme gjykata italiane ka dhënë dënimin për dy italianët të cilët vranë  shqiptarin Viktorjan Picaku, më 1 gusht të vitit 2018 në Largo Abbazia. Mediat e italiane kanë bërë të ditur se Domenico Manzi, 23 vjeç është dënuar me 11 vite burg, ndërsa Domenico Patruno, 31 vjeç është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg.

Po ashtu mësohet se dy të dënuarit do të duhet të kompensojnë palët ose katër të afërmit e viktimës, duke u paguar atyre një tarifë provizore prej 20 mijë eurosh secilit, përveç pagesës së kostove gjyqësore sakaq gjykata ka vendosur që ata të dy mos të punësohen asnjëherë në zyrat publike.

Si u vra Viktorjan Picaku?

Ishte data 1 gusht dy vjet më parë. Largo Abbazia ishte e populluar nga fëmijë, familje dhe të rinj. Ihste ora 9.30  ku dy burra në bord të një ‘Vespa’ të zezë mbërritën në shesh dhe, brenda pak çastesh qëlluan me katër të shtëna, duke e lënë Victorin të vdekur në vend  nën praninë e shumë njerëzve. Plumbat e goditën në pjesën e kokës, gjiksit, në mushkëri dhe këmbë.

Një ditë pas vrasjes, Manzi dhe Patruno përfunduan në komisariat dhe treguan vendndodhjen e armës së përdorur për këtë krim, një revolver 352, i mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Burimi:.coratoviva.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet domenico manzi domenico patruno itali viktorjan picaku domenico manzi domenico patruno itali viktorjan picaku

Sondazh

Poll