Art&Argëtim

Me bllok në dorë/ Knut Fleckenstein ulet në shkallët e pallatit, “pret të takohet” me Gramoz Ruçin

9 Korrik 2020, 10:18 Nga DOSJA
Me bllok në dorë/ Knut Fleckenstein ulet në shkallët e

TIRANË- Knut Fleckenstein mbërrin në Tiranë për të rinisur punë si këshillar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Së fundmi, ai është fotografuar i ulur në shkallët e godine në Tiranë, dhe mesa duket “pret” të takohet me kreun e Kuvendit. Fleckenstein shfaqet  i veshur me kostum  dhe mban në dorë një bllok.  Ndërkohë fotoja është bërë virale në rrjet.

Më 22 maj u publikua lajmi se  Knut Fleckenstein, ish-eurodeputeti u emëria si këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për çështjet e integrimit. Menjëherë reagoi vetë ai, ku u shpreh se mezi pret të bashkëpunojë me aktorët politikë shqiptarë.

Knut Fleckenstein është një politikan i njihur gjerman, anëtar i Partisë Social Demokratike, në Gjermani. Ai ka qenë edhe deputetet në Parlamentin Europian dhe deri në vitin 2019, në të cilën ka raportuar edhe për Shqipërinë.  Sakaq, ai është akuzuar një vit më parë  nga ish-kryeministri Sali Berisha, se është i lidhur me rusët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale gramoz ruzi knut fleckenstein gramoz ruzi knut fleckenstein

Sondazh

Poll