Art&Argëtim

‘Njëherë na ndajnë, njëherë na bëjnë shtatzënë’/ U tha se ishte në pritje të ëmbël, Çiljeta Xhilaga flet për

7 Korrik 2020, 19:18 Nga DOSJA
‘Njëherë na ndajnë, njëherë na bëjnë

TIRANE– Javë më parë në media qarkulloi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte shtatzënë me ftubollistin e njohur Alban Hoxhën. Sipas lajmit, këngëtarja dhe partneri i saj, do të bëheshin prindër për herë të parë së bashku, dhe se ajo ishte në muajt e parë të pritjes së ëmbël.

I menjëhershëm ishte reagimi i Çiljetës, e cila e mohoi lajmin me një shkrim në rrjetet sociale.

Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur te goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, -shkroi ajo.

Ndërsa sot, e ftuar te “Rudina”, këngëtarja ka sqaruar si e përjetoi këtë lajm.

“E kalova me sportivitet. Mendova: Çfarë po na bëjnë, njëherë na ndajnë, njëherë na bashkojnë, njëherë na bëjnë shtatzënë… Unë gjërat nuk i mbaj dot, i them vetë. Nëse do kem diçka, do ta ndaj”, -tha këngëtarja, e cila e mbylli duke thënë se “Ato punë i di Zoti”.

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban hoxha çiljeta xhilaga alban hoxha çiljeta xhilaga

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Korrik 2020, 16:50

AMERIKE– Destry Allen, vajza e regjisorit të njohur, Steven Spielberg, është fejuar me një aktor me origjinë shqiptare.Bëhet fjalë për 23-vjeçarin,...