Insights

Për herë të fundit, edhe dy fjalë për ju zonja Shahini!

22 Qershor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Për herë të fundit, edhe dy fjalë për ju zonja Shahini!

TIRANË- Këto ditë keni qenë personazhi politik më i diskutuar. Nga aspekti politik ky është një plus i madh (sepse kështu funksionojnë gjërat fatkeqësisht) dhe ju e dini fort mirë këtë. Sot lexova deklaratën më skandaloze,  që mund të më kishin zënë sytë ndonjëherë nga një përfaqësuese institucioni. Së pari, është e shëmtuar të denonconi këshilltarë, deputetë, portale pa përmendur emra. Kjo e bën problemin që ju shtroni gati inekzistent. Nëse bashkëshoqëruar me statusin tuaj do të kishte qoftë edhe një emër, nuk do të isha duke e shkruar këtë sepse në fund të fundit keni denoncuar një gabim të papranueshëm sikurse e thatë, dhe për këtë keni të drejtë.

“E shoh të arsyeshme të reagoj tani, sepse në protestat e fundit të stisura nga opozita kundër provimeve kombëtare, dëgjova edhe disa të rinj duke artikuluar frazën e ulët “Kthehu prej nga ke ardhur!”. Është tejet e rrezikshme për të ardhmen e popullit tonë nëse mbjellim sentiment anti-shqiptar tek të rinjtë.” Gabimi i parë është tek emërtimi që i bëni protestës si të stisur nga opozita. Kjo është fyerje zonjë. Të jesh në opozitë nuk është fyerje por t’i cilësosh ata studentë si vegla që përdoren është. Këtë duhet ta dini mirë, pasi është e qartë. Ti thuash kujtdo, kthehu nga ke ardhur është e papranueshme dhe jam plotësisht me ju. Si thatë pak rreshta më pas?  Nuk duhet të mbjellim sentimentalizma antishqiptar tek të rinjtë? A mos vallë duke e përdorur fjalinë “të stisur nga opozita” nuk po mbillni sentimentalizma antishumçka. Po përdorni termin opozitë si term intimidues duke mospranuar se ka njerëz që puthin e  përqafojnë ngjyra të tjera politike, ndryshe nga tuajat.

Ka edhe më, “Nga frustrimi i mungesës së argumenteve reale kanë vendosur të reduktojnë gjithë kritikën e tyre në krijimin e “tjetrit” – në këtë rast, ministri që flet ndryshe nga disa prej tyre – dhe ftesës për ta urryer atë.” A nuk po e bëni edhe ju? Kam lexuar si keni përgjithësuar studentë, ekspertë dhe pedagog për të mbrojtur një kauzë absurde, në vend të kërkonit ndjesë, se gabimet zonjë janë shumë të pranueshme. Keni ditë të tëra që nuk e pranoni tjetrin, duke i veshur ngjyrime sa herë u thirr se ai test kishte gabime. Për një gjë keni të drejtë, as ata që ishin përpara jush nuk e ndritën arsimin, por as ju nuk po e bëni. Ndaj faj keni njësoj. Madje faj kam edhe unë e plot të tjerë që nuk flasin atëherë kur duhet e katandisemi në pikën që kemi frikë të flasim se do marrim përgjigje të shëmtuara e fyese mbrapsht.

Po e mbyll me këtë, “Në fund, dëshpërimi i opozitës është problem ekskluzivisht i tyre dhe nuk duhet të lejojmë që të na çojë drejt një rruge të rrezikshme të përçarjes kombëtare.” Të përdorësh përçarjen kombëtare, është skandaloze dhe patetike. Askush në Shqipëri nuk di të jetë treguar ndonjëherë mohues ndaj një shqiptari që flet dialektin geg, nëse ka ndodhur, me zë dhe figurë ose të paktën me emër na e denonconi zonja minstre, ndryshe do mendoj se po përpiqeni të mbroni një kauzë duke përdorur këtë për të mbuluar mungesën e argumenteve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog besa shahini sonja llana besa shahini sonja llana

Sondazh

Poll

Insights 22 Qershor 2020, 09:30

Me Washingtonin a Brukselin?

Ne jemi të vegjël për t’i bashkuar BE-në e SHBA-në. Kësaj jave që të dyja caktuan data e u zotuan për ndërmjetësim të bisedimeve, veç e veç sikur ...

Insights 17 Qershor 2020, 15:41

Njihni shpirtin binjak të Edi Ramës

Rahul Gandhi duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Indisë me të gjithë kabinetin e vet të paaftë. Qëkurse ai fitoi mandatin e dytë në vitin 2019 Gandhi ka ...

Insights 16 Qershor 2020, 11:08

Larg duart nga Butrinti

TIRANË- Fundjavën e 3-4 marsit 1933 Ministri amerikan në Tiranë, Herman Bernstein e kaloi në Butrint. I shoqëruar nga Kolë Kuqali, përkthyes zyrtar i Legat...