Ekonomi

Rikthehet sërish shiu, SHMU: Dita nesër do të nisë me vranësira, në pasdite nisin reshjet

27 Maj 2020, 17:00 Nga DOSJA
Rikthehet sërish shiu, SHMU: Dita nesër do të nisë me

TIRANË- Pas ditës së djeshme që ishte me shi dhe vranësira sot vendi kishte një mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm. Shërbimi Metreologjik Ushtarak bën me dije se dhe në orët e pasdites deri në mbrëmje, moti do jetë i kthjellët.

Dita e nesërme do të nisë e kthjellët me vranësira të pakta kalimtare dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vranësira kalimtare dhe në relievet malore deri të dendura. “Temperaturat e mëngjesit mbeten përsëri të freskëta me vlera të parashikuara nga 6ºC në relievet malore deri në 11ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat maksimale temperaturat parashikohen nga 22ºC në relievet malore deri në 28-29ºC në ato të ulta e bregdetare”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa deri në fund të ditës moti do të jetë me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore, si dhe vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore. Temperatura më e lartë për sot u regjistrua në qytetin e Beratit dhe kryeqytet me 25ºC. Por si do të vijoj situata për ditën e nesërme? Sipas parashikimeve tashmë të gjithë duhet të mësohemi me motin i cili do të jetë i kthjellët deri në orët e mesditës, vranësira dhe reshje shiu deri në orët e pasdites dhe prej orëve të mbrëmjes përsëri kthejllime.

Në këtë mënyrë dita e Enjte nis kthjellët me vranësira të pakta kalimtare dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vranësira kalimtare dhe në relievet malore deri të dendura. Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet kodrinore-malore si dhe zonat e ulta përreth tyre. Lokalisht reshjet edhe në formën e breshërit. Temperaturat e mëngjesit mbeten përsëri të freskëta me vlera të parashikuara nga 6ºC në relievet malore deri në 11ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat maksimale temperaturat parashikohen nga 22ºC në relievet malore deri në 28-29ºC në ato të ulta e bregdetare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale rikthehet shiu shërbimi metreologjik ushtarak ulen temperaturat rikthehet shiu shërbimi metreologjik ushtarak ulen temperaturat

Sondazh

Poll

Ekonomi 27 Maj 2020, 14:50

TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, kanë zhvilluar sot takime me bizneset në Tiranë. Denaj ka takuar ...