Disa therrtore kanë pasur numër të lartë infektimesh me corona, mishi mund të shtrenjtohet
23 Maj 2020, 08:13Nga DOSJA
Çfarë mund të ndodhë në këto kohëra të mbrapshta: Të mërkurën qeveria gjermane ka vendosur që prej fillimit të vitit 2021 të mos ketë më kontrata si ato të tanishmet në industrinë e mishit, ku shkelen të drejtat e punëmarrësve. E gjitha kjo me një shpejtësi të madhe, sepse në disa therrtore në Gjermani ka pasur një numër tepër të lartë të infektimeve me virusin Corona.
Autoritetet e kësaj industrie janë kaherë në rend dite. Fuqia e lirë punëtore nga Polonia dhe Rumania po përballet si pasojë e angazhimit tek punëmarrësit tjerë me kushte të rënda jete. Deri tani kushtet nuk janë përmirësuar përkundër paralajmërimeve dhe kërkesave. Kushtet për punë, konkurrenca në industrinë e mishit, të cilin gjermanët e duan aq shumë, janë të vështira. Ndërsa me shpërthimin e krizës së Coronës, po shihet se është e mundur, ajo që nuk ka qenë e mundur me vite.
A do të merret me këtë çështje edhe Gjykata Kushtetuese?
Duhet të pritet nëse tani do të ketë edhe rezultate konkrete në përmirësimin e kushteve të punëtorëve në industrinë e mishit. Ndërkohë po dëgjohen protesta – jo pa të drejtë – se gjendja është e njëjtë edhe në shumë fusha të tjera, si në ndërtimtari për shembull. Po a mund të ketë ndalime ligjore vetëm për industrinë e mishit?
Të shohim se çfarë do të thotë për këtë Gjykata Kushtetuese, nëse kërkohet mendimi i saj. Të shohim nëse kushtet e punës vërtet do të përmirësohen. Kontrollet kanë qenë shumë të dobëta në periudhën e kaluar, sepse ka pasur mangësi të fuqisë punëtore. Gjërat duhet të përmirësohen pra fillimi është bërë.
Por gjermanët që hanë me kaq dëshirë produkte të mishit, nuk duhet të befasohen, nëse së shpejti mishi shtrenjtohet. Njerëzit në Gjermani japin më pak para për ushqime, në krahasim me vendet e tjera.
A e duan qytetarët këtë zgjidhje?
Një numër i vogël shkon ndonjëherë për festa në shitoret bio dhe blen mish apo produkte mishi. Shumë të tjerë nuk shkojnë kurrë. Kronikat në TV për industrinë e mishit nuk na pëlqejnë, e disa prej atyre që kanë punuar vet në këtë fushë, me dëshirë heqin dorë nga përdorimi i disa produkteve. Por shumica dërmuese nuk do t’ia dijë fare për kushtet dhe gjërat që zhvillohen në këtë fushë të industrisë. Për ta është me rëndësi që produktet të jenë me çmime të lira.
Kriza e Coronës nuk ka sjellur asgjë të mirë. Por do të ishte pozitive nëse disa vendime merren më shpejt dhe zgjidhen disa probleme – në industrinë e mishit, në sektorin e kujdesit për të moshuarit apo në ndërtimtari. Por këto vendime duhet të zbatohen dhe jo vetëm të merren vendime.
Më shumë se 105 mijë persona do të dalin të papunë këtë vit, ekonomia do të bjerë të paktën 7%, teksa zinxhirët e prodhimit, furnizimit dhe konsumit janë dëmtua...
TIRANË- Programi “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme, por edhe tejet frymëzuese të Lazim Latifit. Ai është babai i dy fëmij...
TIRANË- Senati Akedemik i Universitetit të Tiranës ka hedhur poshtë vendimin e Rektorit, Mynyr Koni, i cili shkarkoi nga detyra anëtarët e Komisionit Insti...
TIRANË- Dita sot do të dominohet nja një mot i kthjellet në të gjithë territorin dhe temperaturat do të jenë të larta. Sipas parashikimit që bën Shërbimi M...
TIRANË- Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetër shëndeti...
TIRANË- Sot në mëngjes i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq, ku reshjet e shumt atë shiut shkaktuan dhe përmbytje në disa zona. Pas disa orëve ...
Deputeti socialist Ervin Bushati dhe Dorian Teliti, shefi i kabinetit i kreut të Partisë Demokratike, debatuan në “A2 Business Week” të producentes ekzekutive t...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën plenare të së enjtes “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërnd...
Tiranë– Kashari do të jetë një Zonë Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA) dhe tashmë ky projekt ka marrë edhe miratimin nga Komiteti i Investimeve...