Insights

“Një Kalë… një mbretëri fal për një Kalë”

20 Maj 2020, 06:44 Nga DOSJA
“Një Kalë… një mbretëri fal për një

TIRANË– E ndërsa qytetarët e Tiranës po flinin të qetë në ëndrra lajkatare pa mankthet e pandemisë Covid,  në teatrin e vetëm të  kombit, mesnatës së 17 Majit, u luajt  tragjedia e fundit. Pikërisht në atë skenë ku më parë qenë luajtur me dhjetra tragjedi madje edhe Rikardi i Tretë i Shekspirit, u ekzekutua tragjedia e fundit e historikut të këtij teatri, “Tragjedia e Rrënimit”. Regjisori i saj, kishte më shumë se njëzet vite që këtë “tragjedi” në këtë skenë donte ta shfaqte. Me ndihmën e zellshme të ministrit që dikur kish mbajtur spaletat e gjeneralit (që angazhoi gjithë strukturën policore madje deri tek elita e saj Renea), ëndrra njëzet vjeçare u bë realitet!

Ndërtesa e teatrit u shdërrua në pluhur duke varrosur edhe ëndrrat e aktorëve, shoqërisë civile e mjaft qytetarëve që me një vetmohim e sacrificë deri në dhimbje e mbrojtën atë për më shumë se dy vite. Rrudhave të memorjes së kryeqytetit i’u shua një nga rrathët më personifikues të historisë dhe kujtesës, “Rrethi i Kulturës dhe Artit Skenik”.  Argumentat ekselente të Aurel Plasarit, Emin Rizës, të të ndjerit Maks Velo, organizatës Europa Nostra e shumë intelektualëve, u shpërfillen me arrogancën e të fortit.  Në opinionin e gjerë, ky akt shihet më së shumti si një histori korruptive për tokën e lakmuar në qendër të kryeqytetit, ku do të mbijnë disa kulla me fitime kolosale. Të jetë vetëm kjo? Në opinionin tim modest them se krahas shumë faktorëve të dukshëm,është edhe arroganca e të fortit që pasi ka marrë të gjithë pushtetin në duart e veta, madje edhe një shkelje syri nga arbitri ndërkombëtar, kërkon t’u tregojë nënshtetasve të tij se tani Ai  është vetë zoti. Ai jep liridalje, tendera, punësim, çelësa shtëpish për fatkeqët si dhe statuse nga FB që edhe nuk i bëni “like”, duhet t’i zbatoni. Nga e gjithë katrahura e shkatërrimit të ndërteses teatrore, dy detaje regjizoriale mbetën për regjinë e rradhës: një foto e aktorit Bujar Lako që mbrojtësit mundën të shpëtonin dhe kryeroli i aktorit Neritan Liçaj që kur u pyet nga gazetarët, ktheu kokën nga teatri që nuk qe më dhe psherëtiu… “nuk mundem të flas”, ndërsa lotët mbi faqe si rrëke i rodhën.

***

Edhe vetë Zeusi nga Olimpi këtë tragjedi vështronte… I’u dhimbs Prometeu që zinxhirëve rrënkonte, Një lot i rodhi syrit si një shkrepëtimë… zinxhirët Prometeut  i këputi, i fali lirinë! Ti veç zjarrin vodhe… këta kulturës i vodhën FLAKËN!

Rrënojat e teatrit dhe rrënojat e Drejtësisë…

Nen rrrënojat e teatrit u varros edhe drejtësia. Pushtetarët e këtij vendi në tridhjet vite “demokraci”, duke e parë që drejtësia asnjëherë nuk do shkojë kaq lart, me arrogancën e kapos së fortë e  shpërfillin atë dhe i bënë karshillëk. Asnjë pushtetar i lartë nuk ka marrë ndonjë dënim shembullor nga pallati i drejtësisë. Frika i ruan vreshtat thotë populli?! U bënë disa denoncime për të ndalur shkatërrimin e teatrit që nga prokuroria e Tiranës deri te simboli i drejtësisë së re SPAK, madje edhe në  Gjykatën  Kushtetuese inegzistente?! Po çfarë ndodhi? As edhe veprimi më i thjeshtë hetimor nuk u ndërmor, “Vendosja e Shiritave” kur në një vend dyshohet se ka gjurmë e prova të një krimi. A duhej prokuroria të pezullonte shëmbjen e ndërtesës deri sa të bëheshin veprimet hetimore nëse qe konsumuar një vepër penale korruptive?

Shëmbja e Teatrit dhe “teatri” i Opozitës…

Sigurisht që opozitës nuk mund t’i vësh faj në shëmbjen e teatrit.  Ajo bëri mjaft për ta mbrojtuar, madje edhe nënshkroi një marrëveshje të pa precedent politike ku zotohej se kur të vijë në pushtet do të ringrejë teatrin. Ajo që nuk la shije të mirë në opinionin publik, qenë deklamimet e saj se do ta mbronte teatrin me trupat e saj! Kështu tha dikur edhe për zgjedhjet lokale që nuk do të lejonte të zhvilloheshin?! Shkrimtari dhe dramaturgu i madh Çehov ka thënë se “nëse edhe një kobure ekspozohet në një dekor të vdekur teatri, në fund ajo duhet të shkrepet”. Mendohu mirë kur zotohesh para opinionit dhe ndjekësve të tu, ndryshe askush nuk të merr më seriozisht.

“Një kalë… një mbretëri fal për një kalë”…

Për gjithë diktatorët dhe liderat autokratë është mankth të shohin Rikardin e Tretë të Shekspirit, ku mbreti i pushtetshëm Rikard pas krimeve të shumta, i ndjekur nga shpatat e zhveshura të kundërshtarëve të tij, rrëzohet nga kali. Kurora i bie gjëmbave dhe duke vrapuar u lutej disa ushtarëve të tij besnikë… “një kalë, fal një mbretëri për një kalë”! Kjo është shfaqja e rradhes që pritet të vihet në skenën shqiptare për të gjithë politikanët, ku regjizor i saj ndoshta do të jetë populli.  A do të bëhet realitet?

***

Pluhuri i memories në qerpikët e qytetit ra… Qyteti u zgjua po Teatër më nuk pa, Pluhuri i memories si një vel i zi, Shën Bartolomeu atë natë shpirtin dha!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ilir gjini shembet teatri kombetar ilir gjini shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Insights 17 Maj 2020, 13:21

Po tani, çfarë t’u themi studentëve?

Vit pas viti, me studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturës e nisnim semestrin e dytë me një vizitë tek Teatri Kombëtar. Ishte dita më e bukur e vitit ...

Insights 14 Maj 2020, 18:11

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur vendosmërinë e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sot Veliaj ka dorëzuar në Kësh...