Art&Argëtim

Maluma zbulon fiksimin e jetës së tij! E bëri për vete me një shikim, kush është femra që ‘çmend’ këngëtarin

29 Prill 2020, 07:34 Nga DOSJA
Maluma zbulon fiksimin e jetës së tij! E bëri për vete me

Këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma ka treguar se femra që i ka rrëmbyer vëmendjen me një shikim të vetëm është modelja e famshme Kendall Jenner.

Jo vetëm kaq, por këngëtari ka theksuar se Kendall Jenner vazhdon të mbetet fiksimi i tij, që kur u takuan për herë të parë.

“Të gjithë e dinë se e preferuara ime nga të famshmet është Kendall Jenner. Unë do ta them përsëri, ajo është fiksimi im!”– u shpreh këngëtari kolumbian Maluma për Access Hollywood.

Dyshja ishin takuar së bashku për herë të parë, në një fushatë të Calvin Klein, dhe Maluma ka rrëfyer se u nervozua dhe emocionua aq shumë përballë modeles, saqë ajo e vuri re.

Ne ishim duke punuar së bashku, dhe pastaj ajo më pa, dhe unë u nervozova aq shumë, sa jam i sigurt që ajo e vuri re, natyrisht,”– u shpreh më tej këngëtari kolumbian.

Maluma tregoi për Access Hollywood se është ende beqar, dhe u shpreh i bindur se për momentin ndjehej mirë vetëm, dhe është i përqëndruar në karrierën e tij muzikore.

Burimi: Page Six

R.L/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kengetari kolumbian maluma modelja e famshme kendall jenner kengetari kolumbian maluma modelja e famshme

Sondazh

Poll