Art&Argëtim

Operohet Blero Muharremi, këngëtari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale gjatë periudhës së koronavirusit, s’tregon ar

10 Prill 2020, 18:29 Nga DOSJA
Operohet Blero Muharremi, këngëtari i nënshtrohet ndërhyrjes

TIRANË– Këngëtari Blero Muharremi ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë kohës që e gjithë bota është izluar për shkak të koronavirusit. Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina”, Blero nuk tregoi arsyet e operacionit, por shtoi se rëndësi ka që ai është mirë.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjisatari: Me Bleron e kishim parashikuar intervistën një javë përpara, por kur ishim gati për ta realizuar ajo u anulua sepse Blero pati një ndërhyrje kirurgjikale. Më trego si je aktualisht?

Blero Muharremi: Është pak personale që të flas për ndërhyrjen, por me rëndësi është që jam mirë, jam shëndoshë dhe jam duke e marrë veten për t’u rikuperuar. Kam 12 ditë që jam i shtrirë, por më ka qëlluar ndoshta në atë kohën ideale, duke qenë se është dhe kohë karantine, kohë që të rrimë në shtëpi ka qenë më kollaj për mua për ta përballuar. Jam mirë dhe duke e marrë veten.

Rudina Magjistari: Më vjen mirë që ka kaluar dhe ka shkuar gjithçka mirë. Nuk do të tregosh fare se çfarë ndërhyrje ishte apo jo?

Blero Muharremi: Është personale! Jam duke e marrë veten dhe sot isha normalisht në kontroll dhe për 10 ditë do jem më ok dhe në rregull. 

Ndërkohë në Kosovë numërohen 125 persona të infektuar me Covid-19. Numri i viktimave në vend tashmë ka shkuar në 7 . 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz blero muharremi operohet blero muharremi blero muharremi operohet blero muharremi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Prill 2020, 09:02

TIRANË– Ish-çifti më i përfolur në shoëbiz, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ende tërheqin vëmendje me statuset e tyre në rrjete sociale. Kësaj radhe ...