Ekonomi

U infektua nga viktima e parë e COVID-19 në Durrës, flet mjeku Gelaj: Isha me doreza e maska, por e mora virusin

6 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
U infektua nga viktima e parë e COVID-19 në Durrës, flet mjeku

TIRANË- Mjeku i spitalit të Durrësit që u infektuar nga e moshuara në Durrës, e cila është dhe viktima e parë e COVID-19 në Shqipëri ka treguar se si mori virusi. Gelaj u shpreh se ai kishte maskë dhe doreza, por sërish u kontaminua, pasi nuk kishte veshje speciale.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channnel mjeku më tej tregoi se nuk ka pasur shumë simptoma nga COVID-19 dhe sot është rikthyer në punë pas një izolimi të gjatë.

Ju jeni infektuar nga e moshuara që humbi jetën në Durrës?

Kam qenë mjek roje, pacientja është rënduar atë natë. Erdhe pse kam qenë i pajisur me dorezë dhe maska, unë u kontaminova.

Jeni marrë me këtë pacientë kur e dinit se ishte me COVID-19

Përgjigja nuk ishte ardhur akoma, por ne dyshonim. Kam kontaktuar për përgjigjen e tamponit.

Ju keni qenë gjithmonë i mbrotjur?

Kam qenë me maskë të thjeshtë dhe doreza, nuk e dinim 100% që ishte me COVID-19

Kur e mësuar çfarë bëtë?

U izolova në shtëpi bashkë me graun, po s’kam pasur shqetësimë të mëdha. Vetëm kollë dhe dhimbje trupi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale beqir gelaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 beqir gelaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll