Art&Argëtim

“Kam ankth, më duket sikur do më bjerë tavani në kokë”, Ilda Bejeri shfaqet e përlotur në karantinë, citon profetin

26 Mars 2020, 20:42 Nga DOSJA
“Kam ankth, më duket sikur do më bjerë tavani në

TIRANË– Ilda Bejleri ka rrëfyer se si po e kalon kohën e saj dhe se sa është stresuar në karantinë. Me anë të një videoje ku shihet e përlotur, në profilin e saj në Instagram, moderatorja ka treguar se ka zënë ankthi teksa qëndron e mbyllur dhe duket sikur i bie tavani në kokë. Bejleri shton se ka gjetur pak qetësi duke besuar tek Zoti dhe se ky është një moment për të reflektuar.

Ka 15 ditë që qëndroj në shtëpi. Pavarësisht se njerëzit duket sikur e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti që më duket sikur tavani po më bie mbi kokë…. Është diçka që duket sikur po të merr frymën. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti, tek Perëndia. Mendoj se është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi. Unë dua të ndalem tek disa fjalë të profetit Muhamed, që thoshte në kohën e malaries, për një tjetër virus, që ‘nëse nuk ke qenë në atë vend ku ka rënë virusi, mos shko por qëndron në shtëpi’. Kështu që unë them le të besojmë tek Zoti. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë mbyllur. Jam një nga ata njerëz që e kanë të pamundur të menaxhojnë stresi dhe për të lexuar e kam të pamundur të përqëndrohem,”- shprehet Ilda ndër të tjera.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ilda bejleri koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilda bejleri koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Mars 2020, 16:52

TIRANË– Rrëzimi i qeverisë Kurti ka sjellë trishtim edhe në Shqipëri. Dy nga vajzat e njohur në shoëbizin shqiptar kanë shprehur mërzitjen e tyre pasi moci...

Art&Argëtim 26 Mars 2020, 14:03

TIRANË– Modelja seksi, Oriola Marashi, duket se është mjaft e lidhur me Kosovën, që pas romancës së saj me Eros Grezdën. Marashi është zhgënjyer dukshëm ng...