Sport

Leicesteri bie në League One, 12 muaj pasi humbi vendin në Premier League!...

Kjo rënie e dytë nga kategoria vjen një dekadë pas titullit historik të Leicester në Premier League, të cilin e fituan në sezonin 2015-16.

22 Prill 2026, 12:30 Nga DOSJA
Leicesteri bie në League One, 12 muaj pasi humbi vendin në Premier
Leicester City ka rënë zyrtarisht nga Championship

ANGLI - Leicester City zyrtarisht ka rënë nga Championship në League One, me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

Pas një barazimi 2-2 me Hull City, “Dhelprat” janë shtatë pikë prapa Blackburn Rovers, të cilët ndodhen në vendin e 21-të.

Leicester ka përfunduar një rekord të palakmueshëm, duke rënë dy herë radhazi nga kategoria. Sezonin e kaluar, ata përfunduan të 18-tët në tabelën e Premier League.

Kjo rënie e re vjen një dekadë pas titullit historik të Leicester në Premier League, të cilin e fituan në sezonin 2015-16. Tani, ata përballen me një rrugë të vështirë për t’u rikthyer në ring.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll