Sport

Chivu, entuzist: "Ky Inter është i çmendur… Ata kanë ADN-në zikaltër brenda tyre”

“Ata kanë ADN-në e Interit brenda tyre, dhe të rikthehen kundër Comos dy herë brenda pak ditësh duhet të thuash se është një Inter i çmendur."

22 Prill 2026, 07:30 Nga DOSJA

Chivu, entuzist: "Ky Inter është i çmendur… Ata

ITALI - Cristian Chivu foli për një ekip të çmendur të Interit kur diskutoi rikthimin në Kupën e Italisë kundër Comos: "Ne e dinim se çfarë është Como. Ata kanë mbrojtjen më të mirë në ligë, megjithatë ne arritëm të shënonim kaq shumë gola kundër tyre.

Por këta djem  kanë dëshirë, vendosmëri dhe krenari. Ata kanë ADN-në e Interit brenda tyre, dhe të rikthehen kundër Comos dy herë brenda pak ditësh duhet të thuash se është një Inter i çmendur."

Dhe të mendosh se, disa vite më parë, Antonio Conte, me të mbërritur te Interi, tha në fakt se ekipi zikaltër nuk mund të ishte më i çmendur: "E di këtë përkufizim, është pjesë e historisë, e kam përjetuar edhe si lojtar. Bukuria e Interit janë emocionet e forta, ata kanë arritur bëma që vende të tjera nuk mund t'i krahasojnë. Njerëzit bien në dashuri me këto ngjyra për këtë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll