Sport

Ditmar Bicaj kandidati në ‘pole’ për stolin e kampionëve të Egnatias, pritet zyrtarizimi…

Për Bicajn kjo do të ishte eksperienca e parë në Superiore, pasi më parë ka drejtuar Burrelin dhe Lushnjen në Kategorinë e Parë.

17 Prill 2026, 13:00 Nga DOSJA

Ditmar Bicaj kandidati në ‘pole’ për stolin e

TIRANE - Egnatia do te jetë pa trajner së shpejti, pas vendimit për t’u larguar nga ana e Tetovës dhe klubi ka nisur menjëherë punën për të gjetur një pasues.

Tregu vendas është mjaft i limituar sa i përket trajnerëve të afirmuar dhe kjo e bën të vështirë kërkimin nga ana e rrogozhinasve. Gjithsesi, Egnatia duket se në këtë moment nuk ka në plan të mendojë për një trajner të huaj dhe ka hedhur sytë te brezi i ri që po lulëzon në trajningun shqiptar.

Sipas medias shqiptare mësohet se Ditmar Bicaj është kandidati kryesor dhe potencial për të pasuar teknikun aktual durrsak, pavarësisht kohës se kur do të vendosë të largohet.

Për Bicajn kjo do të ishte eksperienca e parë në Superiore, pasi më parë ka drejtuar Burrelin dhe Lushnjen në Kategorinë e Parë. Pavarësisht kësaj, Bicaj ka dhënë gjithnjë sinjalet e një trajneri që mund të bëjë hapin e madh nëse krijohen kushtet e duhura.

Sa i përket Tetovës, shanset janë që në sezonin e ri, kur edhe dënimi i tij nga Komisioni i Disiplinës të ketë përfunduar, Teuta të jetë stacioni i radhës në karrierë. Gjithçka do të shihet në ditët në vijim, pasi siç dihet, në të tilla lëvizje situatat ndryshojnë shumë shpejt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll