Sport

Europa dhe Conference League drejt fundit/ Sot mësohen skuadrat gjysmëfinaliste...

Pas Champions League, edhe Europa e Conference League po shkojnë drejt fundit dhe sonte do të përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste të këtyre kompeticioneve.

16 Prill 2026, 11:00 Nga DOSJA

Europa dhe Conference League drejt fundit/ Sot mësohen skuadrat

ZVICER - Në Europa League, gjithçka do te nisë me ndeshjen mes Celta Vigos dhe Freiburg që do të luhet në orën 18:45. Skuadra gjermane vjen në këtë ndeshje me një avantazh të konsiderueshëm, pasi ka fituar ndeshjen e parë 3-0 kështu që skuadrës spanjole do t’i duhet të bëjë një përmbysje të madhe.

Në orën 21:00 vëmendja do të jetë në Angli, te sfida mes Nottingham dhe Portos, ku gjithçka është e hapur përsa i përket kualifikimit, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me barazimin 1-1 me të dyja skuadrat që kanë shumë shanse për të prekur gjysmëfinalet.

Po në Angli, Aston Villa do të presë Bolognan, ku skuadra e Emery që është me një këmbë në gjysmëfinale pas fitores së ndeshjes së parë në Itali me rezultatin 3-1. Ekuilibër total ka edhe në ndeshjen mes Real Betis dhe Bragës. Derbi iberik i kompeticionit ka përfunduar me barazimin 1-1 dhe llogaritë janë të hapura përsa i përket kualifikimit.

Europa dhe Conference League drejt fundit/ Sot mësohen skuadrat

Në Conference League duket se gjërat janë më të të qarta. AEK i Athinës i Strakoshës dhe Pilos pret Rayo Vallecanon e Balliut me detyrën e vështirë për të përmbysur humbjen 3-0 të pjesës së parë.

E njëjta histori është edhe për Alkmaar dhe Fiorentinën, edhe këto dy skuadra kanë humbur ndeshjet e tyre të para respektive me Shakhtar dhe Crystal Palace me të njëjtin rezultat. Ndërsa Strasbourg do të presë Mainz me skuadrën gjermane që shkon me fitoren e ndeshjes së parë me rezultatin.

Europa dhe Conference League drejt fundit/ Sot mësohen skuadrat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll