Sport

Superiorja/ Tirana mund Egnatia në "Selman Stërmasi", vazhdon luftën për mbijetesë...

Me këtë humbje, Egnatia (54) mbetet pesë pikë pas Vllaznisë kryesuese. Tirana, nga ana tjetër, me 31 pikë ngjitet në zonën “play-out”, me pikë të barabarta me Vorën, ekipin që aktualisht qëndron jashtë zonës së rrezikut.

12 Prill 2026, 21:40 Nga DOSJA

Superiorja/ Tirana mund Egnatia në "Selman Stërmasi",

TIRANE - Bardheblutë e kryeqytetit kanë aarritur një fitore të rëndësishme ndaj Egnatias, duke triumfuar 3-1 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe duke rikthyer emocione në garën Superiores.

Golin e parë e shënoi Tabeku (15’), pas një verifikimi me VAR që konfirmoi rrjetën e bardhebluve. Egnatia barazoi në pjesën e dytë me Buriç (59’), por Tirana reagoi shpejt dhe vendosi fatin e ndeshjes. Xhixha realizoi penalltinë në minutën e 63-të, ndërsa Halili vulosi rezultatin në minutën e 69-të.

Gjatë takimit, Egnatia kërkoi disa penallti të diskutueshme, por gjyqtari Albert Doda mbajti qëndrimin e tij të prerë në vendimet e ndeshjes.

Me këtë humbje, Egnatia (54) mbetet pesë pikë pas Vllaznisë kryesuese. Tirana, nga ana tjetër, me 31 pikë ngjitet në zonën “play-out”, me pikë të barabarta me Vorën, ekipin që aktualisht qëndron jashtë zonës së rrezikut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll