Jasir Asani rrëfen dëshpërimin në Varshavë, luftën në Iran dhe opsionin e Partizanit...
TIRANE - Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat. ...
Ndeshjet çerekfinale do të luhen të martën me Real Madrid-Bayern dhe Sporting-Arsenal, ndërsa të mërkurën do të përballen PSG-Liverpool dhe Barcelona-Atletico Madrid

ZVICER - Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet çerekfinale të saj. Katër nga 8 ekipet e kualifikuara në këtë fazë vijnë në sfidat e kësaj mesjave në vështirësi dhe gati në krizë nervash.
Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Liverpool duhet t’u kërkojnë falje tifozëve të tyre respektive për humbjet në fundjavë dhe po i përgatisin ndeshjet e tyre me Sporting, Bayern Munich, Barcelonën dhe Liverpool, me humor të hidhur.
Arsenali është zhgënjimi më i madh sepse përpara pauzës humbi në finalen e Kupës së Ligës me Manchester City, ndërsa pas kësaj pauze u eliminua në çerekfinale nga skuadra e Championship, Southampton në Kupën e Anglisë. Skuadra e Artetës që pretendonte të fitonte të 4 titujt sezonalë, tani ka filluar të ndjejë frikën e kthimit të Manchester City në Premier League.
Skuadra e Citizens është 9 pikë prapa, por ka një ndeshje për të rikuperuar dhe sfidën direkt me Topçinjtë në shtëpi. Dhe tani Arsenali ka frikë se mos ndodh ndonjë parakalim i bujshëm si 3 vjet më parë. Ndërkaq, skuadra e Artetës duhet të përgatitet për ndeshjen me Sporting Lisbonë. Luzitanët, përmbysën humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt duke iu imponuar norvegjezëve në shtëpi duke i mundur 5-0.
Ky sezon është i komplikuar për Realin e Madridit. Pas largimit të Xabi Alonsos, Alvaroi Arbeloa tentoi të përmirësojë gjërat me suksesin e dyfishtë ndaj Manchester City dhe ndaj Atletico në derbi.
Por janë të shumta hapat falsë të bërë nga Los Blancos të goditur edhe nga dëmtimet e shumta. Humbja me Mallorca ku vendimtar rezultoi Vedat Muriqi, praktikisht duket se ia ka dorëzuar titullin Barcelonës që tani është 7 pikë para.
Tani do të jetë ndeshja e madhe në Bernabeu me Bayern e Munichun që shkërrmoqi Atalantën në 1/8 e finaleve. Skuadra e Kompany vjen pas fitores 3-2 në fushën e Freiburgut me 3 gola të shënuar në fund duke e cuar në 100 kuotën e golave të shënuar vetëm në Bundesligë. Do të jetë sfida mes dy goleadorëve të jashtëzakonshëm Mbappe dhe Kane.

Të mërkurën do të luhet akti i dytë i përballjeve mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Skuadra e Hansi Flick iu imponua Los Colchoneros në kampionat dhe tani janë favoritë edhe në Ligën e Kampioneve. Yamal bëri diferencën me disa manovra sublime duke bërë që Nico Gonzales të ndëshkohej me karton të kuq. Goli vendimtar u shënua një tjetër goleador i jashtëzakonshëm, Robert Lewandowski.
Një fundjavë të hidhur përjetoi edhe Liverpool që pasi dështoi në Premier League, mbante shpresa te FA Cup. Por Guardiola dhe Manchester City i rezervuan skuadrës së The Reds një humbje të dhimbshme 4-0.
Tani Liverpool dhe Arne Slot i mbetet vetëm Liga e Kampioneve ku në çerekfinale do të përballen me kampionët në fuqi të kontinentit, Paris Saint Germainit të Luis Enrique që është kthyer në formën optimale. Shumë gjëra do të kuptohen pas ndeshjes së parë në Parkun e Princave.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat. ...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, u paraqit në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampion&e...
BOSNJE - Një 14-vjeçar dinak dhe një copë letër. Si me çdo sukses në historinë e sportit, ka lojtarë ky&ccedi...
SPANJE - Vinicius ishte lojtari i Real Madridit, që u paraqit para mediave në sallën e shtypit të Valdebebas, për t&eu...
SPANJE - Ndeshjet midis Barcelonës dhe Atlético Madridit zakonisht kanë prodhuar shumë gola në sezonet e fundit...
SPANJE - Raphinha mbërriti në Barcelonë të hënën në mëngjes. Braziliani mori leje nga klubi për të...
Pubill dhe Cubarsí në një nga ndeshjet e fundit mes Atleticos dhe Barçës SPANJE - Ai ishte dyshimi më i madh i Simeones p...
GJERMANI - Vincent Kompany më në fund do të jetë në gjendje të mbështetet te ‘komandanti’ i tij. Ai ë...
FRANCE - Lajm i mirë për Paul Pogba dhe Monacon: pas katër muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi në pulpë,...
SPANJE - Vedat Muriqi, me nofkën "Pirati", ishte një shkreptimë në Itali, ku transferimi i tij te Lazio nuk funksionoi tama...