Sport

VIDEO/ Shtanget NBA-ja, këndohet shqip në sfidën Chicago Bull - Indiana Pacers...

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në sfidën e NBA-së mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers.

3 Prill 2026, 14:04 Nga DOSJA

VIDEO/ Shtanget NBA-ja, këndohet shqip në sfidën Chicago Bull -

SHBA - Përpara se skuadrat të futeshin në parket, ansambli nga komuniteti shqiptar në Illinois, të ftuar nga Chicago Bulls performuan para sepktatorëve me këngë e valle shqiptare.

Tingujt e muzikës tradicionale shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarë me kostume kombëtare sollën energji dhe krenari në parket.

Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve tona, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në NBA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll