Sport

Shqipëria U-21 fiton ndaj Uzbekistanit 3-2. Shënon Rashica, Brruti realizon dopietë...

Kuqezinjtë U-21 arritën një fitore të merituar, ata e kontolluan lojën, madje humbën edhe edhe një penallti

30 Mars 2026, 20:15 Nga DOSJA
Shqipëria U-21 fiton ndaj Uzbekistanit 3-2. Shënon Rashica, Brruti

TURQI - Përfaqësuesja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit me rezultatin 3-2, në një takim ku kuqezinjtë dominuan lojën dhe krijuan disa raste të rrezikshme gjatë gjithë takimit.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke treguar organizim dhe efikasitet në fazën sulmuese. Golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Etnik Brruti.

Trajneri Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Diar Vokrri, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Aidon Shehu, Feta Fetai, Benjamin Dibrani, Etnik Brruti dhe Ermir Rashica.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 17-të me Ermir Rashicën, i cili finalizoi një aksion të mirë të kuqezinjve. Uzbekistani reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 22-të me Fayzullaev.

Megjithatë, ekipi U-21 reagoi menjëherë dhe mori sërish kontrollin e lojës. Etnik Brruti shënoi dy gola brenda dy minutash, fillimisht në minutën e 30-të dhe më pas në minutën e 32-të, duke çuar rezultatin në 3-1 për Shqipërinë.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë patën mundësinë të thellonin avantazhin, por në minutën e 70-të Arlind Kurti humbi një goditje nga pika e penalltisë. Vetëm një minutë më vonë Uzbekistani ngushtoi shifrat në 3-2 me golin e Abdurakhmonov Firdavs.

Pavarësisht presionit të minutave të fundit, përfaqësuesja shqiptare U21 arriti të administrojë rezultatin dhe të sigurojë një fitore të merituar në këtë ndeshje miqësore.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll