Sport

Miqësorja me Ukrainën/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia

Ndeshje miqësore Ukrainë-Shqipëri do të luhet më datë 31 mars, ora 20:45 në “Estadi Ciutat de València”, Spanjë.

28 Mars 2026, 14:57 Nga DOSJA

Miqësorja me Ukrainën/ Kombëtarja zhvillon seancën e

SPANJE - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e djeshme në Valencia, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qendrën Parador de El Saler të Valencias, duke u përqendruar në ushtrime fizike, qarkullimin e topit dhe skema taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i 24 lojtarëve ishte i plotë dhe janë në gjendje të mirë fizike.

Ndeshje miqësore Ukrainë-Shqipëri do të luhet më datë 31 mars, ora 20:45 në “Estadi Ciutat de València”, Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll