Sport

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas drejt Valencias… për sfidën e të mundurve!

Pasditen e sotme, Kombëtarja kuqezi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.

27 Mars 2026, 16:40 Nga DOSJA
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas drejt

POLONI - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off ndaj Polonisë.

Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.

Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll