Sport

Kosova beson për ndeshjen me Sllovakinë, Foda: “Synojmë vetëm fitoren”…

Trajneri Foda u shpreh se përfaqësuesja e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj dhe se është shumë pranë një kualifikimi për në Botërorin e kësaj vere.

26 Mars 2026, 05:00 Nga DOSJA

Kosova beson për ndeshjen me Sllovakinë, Foda: “Synojmë

SLLOVAKI - Kosova i ka idetë e qarta për ndeshjen ndaj Sllovakisë, e vlefshme për raundin e play-off-it. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda në prag të kësaj ndeshjeje nuk e ka fshehur aspak ambicien e tij dhe të skuadrës që ai drejton.

Në konferencën për shtyp trajneri Foda deklaroi: “Jemi stërvitur mirë në ditët e fundit dhe jemi përqendruar në aspektin taktik - tha ai. Tani po mendojmë për ndeshjen e së enjtes, ku do të synojmë fitoren, siç kemi bërë edhe ndaj Islandës në Spanjë dhe Suedisë e Sllovenisë si vizitorë.”

Foda shtoi se përfaqësuesja e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj dhe është përmirësuar shumë dhe se është shumë pranë një kualifikimi për në Botërorin e kësaj vere.

“Kur nënshkroa kontratën, qëllimi ishte kualifikimi për në Evropian, por skuadra bëri përparime, sidomos këto muajt e fundit dhe tani jemi shumë pranë kualifikimit për në Botëror”, - shtoi Franco Foda.

Më tej ai vijoi: “Sigurisht edhe atëherë kam qenë i vetëdijshëm për kualitetet e Kosovës, janë bërë disa përmirësime dhe kanë ardhur futbollistë të rinj dhe tani po shohim përpara.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll