Sport

Në mbështetje të Kombëtares, shiten të gjitha biletat për tifozët kuqezinj

Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e kësaj të enjteje (202:45) ndeshjen më të rëndësishme të saj në këtë sezon teksa do të përballet me Poloninë për të bërë realitet ëndrrën Botërori 2026.

25 Mars 2026, 15:34 Nga DOSJA

Në mbështetje të Kombëtares, shiten të gjitha biletat

TIRANE - Interesi për këtë përballje nga tifozët shqiptarë ka qenë i jashtëzakonshëm, teksa siç bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë.

Në komunikatën e saj, qeveria e futbollit shqiptar falënderoi të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike. Në të njëjtën kohë FSHF i ftoi tifozët që do të jenë të pranishëm në Varshavë  të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake.

Sfida mes Polonisë dhe Kombëtares Shqiptare do të luhet në në stadiumin ‘PGE Narodowy’ dhe do të gjykohet nga arbitri anglez Anthony Taylor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll