Politike

Hetimet për 21 Janarin, xhaxhai i Aleks Nikës takohet me kryeprokurorin Klodian Braho

Në fokus të takimit do të jetë ecuria e hetimeve për protestën e  21 janarit, ku u vranë 4 protestues.

24 Mars 2026, 12:36 Nga I.A
Hetimet për 21 Janarin, xhaxhai i Aleks Nikës takohet me
Mark Nika

TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 Janarit, Mark Nika ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme. Nika është takuar sot me kryeprokuroin Klodian Braho.  

Në fokus të takimit do të jetë ecuria e hetimeve për protestën e  21 janarit, ku u vranë 4 protestues.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

klodian braho aleks nika mark nika

Sondazh

Poll