Aktualitet

Protesta Kombëtare/ Qytetari nga Elbasani: Rama është bërë si kalë pa frena! Ne kemi protestën e zemërimin, ata kanë gazin lotsjellës

Ai u bën thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t'i bashkohen tubimit dhe ta shohin gjithë ndërkombëtarët se çfarë po ndodh në Shqipëri. 

22 Mars 2026, 17:11 Nga E. D

Protesta Kombëtare/ Qytetari nga Elbasani: Rama është

TIRANË- Qindra qytetarë nga Elbasani janë nisur drejt Tiranës për protestën e organizuar nga opozita. Një nga qytetarët ka treguar edhe arsyen që po e detyron t'i bashkohet protestës. 

Duke folur për Syri.net, qytetari shprehet se nafta e ‘detyroi’ të niset drejt kryeqytetit për të protestuar kundër një qeveria dhe kryeministri që nuk mendon aspak për ta.

Ai u bën thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t'i bashkohen tubimit dhe ta shohin gjithë ndërkombëtarët se çfarë po ndodh në Shqipëri. 

"Çmimi i naftës, korrupsioni i paimagjinueshëm. Vëtë kryeministri deklaron se ka bërë reformën në drejtësi në një kohë kur ai akuzohet nga vetë SPAK e SHBA. Ndaj ne po dalim që ta rrëzojmë. Edhe sot presim të na hedhin gaz, ne kemi në dorë protestën e zëmërimin dhe jo automatikun. I gjithë populli të vijë atje, edhe ndërkombëtarët ta shohin këtë. Është bërë si një kalë pa frena", shprehet i indinjuar qytetari./Dosja.al

protesta e opozite

Sondazh

Poll