Sport

Leao i tërbuar për zëvendësimin ndaj Lazios dhe refuzon përqafimin e Allegrit...

Rafa Leao nuk e priti mirë zëvendësimin e tij në ndeshjen Lazio kundër Milanit.

15 Mars 2026, 22:48 Nga DOSJA

Leao i tërbuar për zëvendësimin ndaj Lazios dhe refuzon

ITALI - Sulmuesi i kuqezinjve Rafael Leao ishte dukshëm i acaruar kur u zëvendësua (Fullkrug hyri në fushë në vend të tij) në minutën e 66-të të ndeshjes në Olimpico, me Milanin që ishte në disavantazh 1-0 me më pak se gjysmë ore të mbetur. 

Në atë moment, kapiteni Maignan madje u largua nga porta për t'iu afruar portugezit dhe për ta ngushëlluar, ndërsa ai po largohej nga fusha. Pak më vonë, Leao "refuzoi" përqafimin e Allegrit dhe e shtyu atë përpara se të ulej në stol. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll