Sport

Fantastike!... Suedezi Armand Duplantis vendos rekordin e 15-të botëror në Uppsala

Atleti fenomenal suedez e përmirësoi më tej rekordin e tij botëror në garën e kërcimit me shkop që e organizoi vetë. Greku Karalis zhgënjeu, duke u ndalur në 5.80.

13 Mars 2026, 08:00 Nga DOSJA

Fantastike!... Suedezi Armand Duplantis vendos rekordin e 15-të

SUEDI - Atleti Armand Duplantis arriti rekordin e tij të 15-të botëror radhazi në garën e kërcimit me shkop, duke fituar edicionin e pestë të  Mondo Classic, një takim World Indoor Tour Silver i mbajtur në Uppsala të Suedisë, me një lartësi prej 6.31 m.

Ishte kjo një garë e organizuar direkt prej tij që nga viti 2022, me një nga përmbajtjet më të larta teknike të të gjitha kohërave për sa i përket pjesëmarrësve, pasi tetë nga nëntë konkurrentët kishin një rekord personal mbi 6 metra, dhe i nënti prej 5.96 m.

Për fenomenin 26-vjeçar suedez, një jashtëtokësor të vërtetë në botën e atletikës, gara shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, e karakterizuar në fakt nga vetëm 4 kërcime, me 5.65 m, 5.90 m, 6.08 m., dhe ai i fundit i rekordit të ri, me provat gjithmonë të kapërcyera në përpjekjen e pare.

Ai që mund të dukej një kundërshtar i fortë për të, greku Emmanouil Karalis, i cili deri më sot mburrej me kërcimin më të mirë të sezonit prej 6.17 m. pak ditë më parë, pati një mbrëmje pak më poshtë mesatares, duke u ndalur në 5.80 m. në vendin e shtatë në finale, në garën ku norvegjezi Sondre Guttormsen u rendit i dyti me 6.00 m. dhe amerikani Zachery Bradford i treti me 5.90 m. 

Fantastike!... Suedezi Armand Duplantis vendos rekordin e 15-të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll