Sport

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo City - Vllaznia dhe Egnatia - Elbasani janë çiftet gjysmëfinaliste

Kualifikimi për në finale përcaktohet me sistemin vajtje-ardhje, ku ndeshjet e para luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit më 22 prill.

10 Mars 2026, 16:24 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo City - Vllaznia dhe Egnatia - Elbasani

TIRANE - Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026 dhe goglat kanë përcaktuar pikërisht këto dy përballje: Dinamo City - Vllaznia dhe Egnatia - AF Elbasani.

Ashtu si një vit më parë, Dinamo City që është edhe mbajtësja në fuqi e trofeut, do të përballet me Vllazninë në gjysmëfinale. Egnatia dhe Elbasani, dy rivalë për titullin në kampionat, do të sfidohen edhe në Kupë, duke kërkuar kalimin në aktin final të këtij komepticioni.

Kualifikimi për në finale përcaktohet me sistemin vajtje-ardhje, ku ndeshjet e para luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit më 22 prill.

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo City - Vllaznia dhe Egnatia - Elbasani

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll