Art&Argëtim

“Më jep një litar, do var veten”/ VIDEOJA prekëse bën xhiron e rrjetit, djali tallet nga shokët e klasës, i lutet nën

20 Shkurt 2020, 18:39 Nga DOSJA
“Më jep një litar, do var veten”/ VIDEOJA prekëse

AUSTRALI- Yarraka Bayles, nëna e një djali 9-vjeçar ka postuar videon e të birit, i cili shfaqet me dënesë për shkak se shokët e klasës e kishin bullizuar.

Yarraka krahas videos iu lut prindërve të tjerë që të kujdesen më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke i treguar se çfarë pasojash të tmerrshme mund të ketë bullizmi. Ajo kishte parë me sytë e saj se si një tjetër i mitur kishte qëlluar djalin në kokë.

“Sapo e mora djalin nga shkolla, e dëshmova vetë episodin e bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja. Ky është impakti i saj! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo në krah të videos.

Teksa qante me dënesë në makinë, djali i kërkonte të ëmës që t’i jepte një litar se do të varte veten.

“Do vdes tani…me litar. Më jep një litar, do vras veten,”– thotë 9-vjeçari në video.

I mituri është diagnostifikuar me sindromën e nanizmit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale yarraka bayles yarraka bayles

Sondazh

Poll