Aktualitet

Çfarë po ndodh në Vlorë? RENEA “zbarkon” në zonën e Ujit të Ftohtë, dhjetëra efektivë në terren! Monitorim edhe nga ajri

Sipas informacioneve paraprake, në aksion janë angazhuar rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara.

7 Mars 2026, 08:03 Nga E. D

Çfarë po ndodh në Vlorë? RENEA “zbarkon”

VLORË- Forcat RENEA kanë 'zbarkuar' mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë, në kuadër të një kontrolli të gjerë sigurie. Sipas informacioneve paraprake, në aksion janë angazhuar rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara.

Gjithashtu gjatë aksionit po kontrollohen banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë. Operacioni është monitoruar edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni, i cili ka kontrolluar zonën për të ndihmuar në koordinimin e veprimeve në terren.

Operacioni po kryhet me kërkesë të SPAK për të ekzekutuar 7 urdhërarreste në kuadër të një hetimi për një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilëve janë dhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj. Flodian Plaku i dyshuar si vrasës me pagesë për eliminimin e Gentjan Bejtjas u arrestua në gusht 2025. Dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë./Dosja.al

vlore renea

Sondazh

Poll