Sport

Bombë te Man.Utd: përmendet Roberto Martínez, si kandidat i papritur për trajner i “Djajve”

Nuk është e sigurt nëse trajneri i përkohshëm Michael Carrick do të mbetet në krye të ekipit sezonin e ardhshëm, pasi disa emra tashmë po përmenden si zëvendësues të mundshëm.

1 Mars 2026, 16:30 Nga DOSJA

Bombë te Man.Utd: përmendet Roberto Martínez, si kandidat i

ANGLI - Performanca e Manchester United që kur Michael Carrick mori drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm ka qenë pa të meta. Aq shumë sa disa po mbështesin idenë që ai duhet të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm.

Vetë trajneri ka deklaruar disa herë se do të ishte i kënaqur ta bënte këtë. Megjithatë, spekulimet vazhdojnë dhe disa trajnerë janë përmendur si zëvendësues të mundshëm për Carrick. Roberto de Zerbi dhe Julian Nagelsmann kanë qenë pretendentët më të fortë deri më tani, por nuk janë të vetmit.

Gazetari Ben Jacobs i tha 'The United Stand' se "një nga emrat që më është thënë se po merret në konsideratë brenda Manchester United është Roberto Martinez. Ai pritet të largohet nga kombëtarja portugeze për t'i hapur rrugën Jose Mourinhos, dhe është në listën e ngushtë të “Djajve”.

Megjithatë, nuk mendoj se stili i Martinez do ta vendoste atë në krye të listës për këtë punë, por ai është padyshim në të, së bashku me Nagelsmann dhe De Zerbin."

Roberto Martínez është aktualisht trajneri i ekipit kombëtar portugez dhe është tërësisht i përqendruar në Kupën e Botës këtë verë. Prandaj, ai do të flasë për të ardhmen e tij vetëm pas turneut.

'Bob', 52 vjeç, tashmë ka përvojë në Angli, pasi ai ka drejtuar edhe Swansea, Wigan dhe Everton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll