Sport

"Lamine Yamal është fantastik për ne": Flick shijon talentin e tij pas fitores ndaj Villarrealit

Pas fitores së thellë kundër Villarrealit (4-1), trajneri i Barcelonës theksoi rolin vendimtar të talentit të tij të ri, ndërsa tashmë projektoi pritshmëritë e tij për ndeshjen e afërt kundër Atlético Madrid.

1 Mars 2026, 12:30 Nga DOSJA

"Lamine Yamal është fantastik për ne": Flick shijon

SPANJE - Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, pas fitores 4-1 kundër Villarrealit, nuk e fshehu kënaqësinë e tij për fitoren, por edhe për performacën e shkëlqyer të Lamine Yamal: 

"Kur shënon një gol, i dyti është shumë më i lehtë për t’u shënuar. Gjithashtu mendoj se në rastin e Lamines, ai është shumë i ri. Ai ende duhet të zhvillohet, por ka talent të jashtëzakonshëm. Ne e dimë këtë, të gjithë e dinë. Kundërshtarët tanë ndonjëherë luajnë me dy ose tre lojtarë në krahun e tij." 

“Mendoj se atij i duhej ajo gjuajtje e parë për të hyrë në lojë, dhe ajo që ndodhi më pas ishte e jashtëzakonshme. Lamine, në këtë nivel, është fantastik për ne, dhe do të na duhet ai në këtë nivel të martën kundër Atlético Madrid. Kjo është ajo që dua të shoh”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2026, 08:30

A është në rrezik 'Finalíssima'?

KATAR - Spanja dhe Argjentina janë planifikuar të luajnë 'Finalíssima' në Doha më 27 mars. Ndeshja është konfirmuar ...