Sport

Hysaj: “Polonia shumë e fortë, por ne duhet të shfrytëzojmë rastet që do të na krijohen”

Elseid Hysaj, zv.kapiteni i Kombëtares kuqezi në një intervistë për Top Channel flet situatën e kuqezinjve në prag të sfidës së play-off-it me Poloninë.

17 Shkurt 2026, 20:09 Nga DOSJA

Hysaj: “Polonia shumë e fortë, por ne duhet të

TIRANE - Gati një muaj nga ndeshja historike për Shqipërinë, ajo e gjysmëfinales së play-off-it të Botërorit përballë Polonisë në Varshavë më 26 mars, tashmë ngadalë e gjithë vëmendja spostohet te Kombëtarja.

Interesi është te gjendja që pritet të jenë futbollistët për këtë ndeshje, pasi për herë të parë Shqipëria e sheh veten në një pozicion të historinë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për t’u kualfiikuar në Botëror. Elseid Hysaj, zv.kapiteni i Kombëtares kuqezi në një intervistë për Top Channel tregon më tepër rreth pragsfidës.

“Eshtë një ndeshje shumë e vështirë që do të luajmë në një stadium me atmosferë të zjarrtë. Kundërshtari është shumë i fortë dhe me lojtarë me kualitet të lartë.

Ne kemi luajtur edhe herë të tjera me Poloninë, kemi arritur t’i vemë në vështirësi, por kjo është një ndeshje teke dhe duhet të shfrytëzosh sa më mirë rastet që ke, por gjërat mund të mos shkojnë edhe mirë, për këtë arsye e dimë që është ndeshje e fortë dhe duhet të përgatitemi shumë mire”.

Problemi kryesor i gjendjes aktuale të legjionarëve janë minutat e pakta që po kanë në klubet e tyre dhe Hysaj është ndër ata që nuk ka luajtur fare në këtë sezon, vetëm 9 minuta.

“Unë e kam parë edhe vjet tek vetja ime kur isha jashtë listës së ekipit, por kam treguar që me stërvitjen që bëj në ekip, gjithmonë je në formë, sepse kur vjen në Kombëtare është një gjë tjetër, kënaqësi shumë e madhe dhe nuk ndryshon shumë se sa luan tek klubi.

Normal që ndeshjet duhen, por nëse ke eksperiencën që të arrish të kuptosh që ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme dhe kur të jesh në fushë ta kuptosh momentin dhe të menaxhosh energjitë, nëse bën këtë të gjithë lojtarët ia dalin të jenë në formë.”

Nga sezoni 2011/12, Hysaj, luan në Serie B në fillim me Empolin dhe më pas të gjitha vitet deri më sot, në Serie A, por edicioni i fundit ka patur shumë problem aktivizimi me të. Paga prej 2.8 milionë euro i ka dalë drejtuesve lacial e tepërt dhe refuzimi i futbollistit kuqezi për negocim, i ka sjellë ndëshkimin me qëndrimin jashtë ndeshjeve.

“Jam duke u përqendruar që ta mbyll sa më mirë dhe ndoshta të kem mundësi të luaj ndonjë tjetër ndeshje me Lazion dhe pastaj vjen vera ku unë do të jem lojtarë i lirë dhe do të shoh opsionet që kam për të zgjedhur kush është më i miri për mua.

Ndoshta ka ardhur momenti që të ndryshoj sepse të gjithë karrierën time e kam bërë në në Serie A dhe ndoshta ka ardhur momenti të ndryshojë kampionat, të shoh si janë kmapionate të tjera në shtetet të tjera të Botës”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll