Sport

Çfarë nuk u pa nga Asambleja, Duka ngacmon mbrojtësin Elseid Hysajn: “Kam vënë re që…”

Mes personave të ftuar dhe jashtë kësaj gare apo Asambleje, në Shtëpinë e Futbollit, veç përfaqësueve të UEFA-s edhe FIFA-s, ishte edhe zv.kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj…

16 Shkurt 2026, 18:59 Nga DOSJA

Çfarë nuk u pa nga Asambleja, Duka ngacmon mbrojtësin Elseid

TIRANE - Zgjedhja me ngritje kartonësh për herë të shtatë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë një formalitet dhe një proces më tepër përgëzues se sa garues.

Mes personave të ftuar dhe jashtë kësaj gare apo Asambleje, në Shtëpinë e Futbollit, veç presidentit të Federatës Italiane dhe zv.presidentit të parë të UEFA-s, Gravina, përfaqësues të tjerë të UEFA-s por edhe FIFA-s, ishte edhe zv.kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj.

Pas përfundimit të garës ai përgëzoi presidentin Duka për rizgjedhjen e tij në krye të futbollit shqiptar, ndërkohë që veç falënderimeve, në një ditë të gëzueshme për të, Duka kishte edhe një batutë thumbuese për Hyasajn: “Elsi kam vënë re që e ke marrë pushim… po mbledh forcat për play-off-in?!”

Në të vërtetë prej shumë kohësh Hysaj nuk aktivizohet te Lazio dhe kjo vjen dhe për shkak të mosmarrëveshjeve që ai ka patur me klubin, me të cilin po kalon muajt e fundit, pasi nga qershori do të jetë lojtar i lirë, sepse i përfundon kontrata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll