Sport

"Jam e vetme, kush do të dalë me mua për Shën Valentinin?": Patinatorja Sophia Kirkby ka marrë mbi 600 kërkesa…

Atletja amerikane e lançimit, e cila e quan veten "beqarja më e lakmuar" e Lojërave Olimpike, ende nuk ka dalë në pistat e garave, por tashmë ajo ka bërë bujë. Ajo ka marrë mbi 600 kërkesa...

12 Shkurt 2026, 12:00 Nga DOSJA

"Jam e vetme, kush do të dalë me mua për Shën

ITALI - "Do t'i përfundoj garat e mia më 12 shkurt dhe po kërkoj një takim për Ditën e Shën Valentinit në Cortina. Nuk dua vetëm një kapuçino me një nga atletet, do të doja një kafe me një nga ju tifozë. Më dërgoni mesazh."

Me tre medalje të kampionatit botëror dhe gjashtëmbëdhjetë podiume të Kupës së Botës, Sophia Kirkby mbërriti në “Milano-Cortina 2026”, duke ndjekur medaljen e saj të parë olimpike, por edhe dashurinë. 

Atletja 24-vjeçare amerikane e rrëshqitjes, e cila e përshkroi veten si "beqarja më e dëshirueshme" e Lojërave në njoftimin e saj në rrjetet sociale, ende nuk ka dalë në pistat e garave, por ajo tashmë ka tronditur fshatin olimpik dhe më gjerë, pasi postimi i saj, i publikuar para mbërritjes së saj në Itali, ka qenë një sukses i madh, duke mbledhur mbi 600 kërkesa për takime vetëm në pak ditë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sophia Kirkby (@sophia.kirkby)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll