Sport

Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares kuqezi, shkëlqeu ndër bergamaskët në ndeshjen, ku Atalanta eliminoi Juven...

“Paraqitja e zakonshme si mbrojtës solid dhe i vëmendshëm, është nga ata që i bëjnë trajnerët të flenë të qetë,”- shkruante Sportmediaset.

6 Shkurt 2026, 08:00 Nga DOSJA

Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares kuqezi, shkëlqeu ndër

ITALI - Atalanta i dha një goditje të fortë Juventusit teksa e eliminoi në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke e mundur me rezultatin 3-0.

Ishte një ndeshje e interpretuar mjaft mirë nga skuadra bergamaske sidomos në pjesën e dytë, me të besuarit e Palladinos që ishte më efektivë, pasi i shfrytëzuan më mirë rastet që krijon në fushën e lojës.

Në këtë ndeshje, Berat Gjimshiti jo vetëm që ishte titullar, por kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte edhe ndër futbollistët me notën më të lartë.

Kështu sipas portalit të njohur ‘Sportmediaset’, Berat Gjimshiti mori notën 7. “Paraqitja e zakonshme si mbrojtës solid dhe i vëmendshëm, është nga ata që i bëjnë trajnerët të flenë të qetë. Jetësore një ndërhyrje e tij në fillimin e pjesës së dytë për të evituar golin,” -shkruante Sportmediaset.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll