Sport

“Milano-Cortina 2026”/ Lara Colturi, me flamurin shqiptar, hap Lojërat Dimërore në Cortina…

Skiatorja 19-vjeçare e Shqipërisë do të hapë parakalimin në Cortina d’Ampezzo dhe ka marrë vëmendjen e italianëve.

5 Shkurt 2026, 17:30 Nga DOSJA

“Milano-Cortina 2026”/ Lara Colturi, me flamurin shqiptar, hap

ITALIA - Shqipëria përfaqësohet me 4 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Lara Colturi është skiatorja që do të mbajë flamurin e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes në Cortina d’Ampezzo.

Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim skiatores 19-vjeçare nga Piemonte. “Lara Colturi zgjodhi të garojë për Shqipërinë tre sezone më parë.

Ajo është vajza e Daniela Ceccarellit, kampione olimpike në superG në Salt Lake City 2002. Lara këtë sezon ka arritur 4 pode në slalom (2 vende të dyta dhe 2 të treta) dhe u rendit e 6-ta në gjigantin e Kranjska Gora”, - shkruhet në artikull.

Parakalimin e sportistëve në Milano do ta hapë Armenia, me patinatorët Karina Akopova dhe Nikita Rakhmann. Ndërsa në Cortina, e para që do të parakalojë do të jetë pikërisht Colturi.

Në mbyllje do të dalin në skenë flamurmbajtësit e Italisë, Arianna Fontana dhe Federico Pellegrino në Milano, Federica Brignone dhe Amos Mosaner në Cortina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll