Sport

Bylis dhe Tirana janë “mbretërit” e merkatos dimërore në Superiore…

Sipas shefit të sektorit të garave Marjus Sulejmani, është ruajtur mesatarja e viteve të fundit.

3 Shkurt 2026, 19:32 Nga DOSJA

Bylis dhe Tirana janë “mbretërit” e merkatos dimërore

TIRANE - Bylisi dhe Tirana janë crewet që kanë ndërhyrë më shumë në skuadër, si në hyrje ashtu edhe në dalje, gjatë merkatos së dimrit.

Sipas shefit të sektorit të garave Marjus Sulejmani, në një intervistë për Klan, në fakt është mesatarja e fundit.

"Mesata ka qenë 4 deri në 5 lojtarë. Klubet më aktive kanë qenë Bylis, por edhe Tirana e Teuta. Pastaj edhe grupet e tyre si Partizani e Flamurtarit.

Mund të them që Tirana është konsoliduar që në fillim, ndërsa Bylisi në mbrëmjen e 2 shkurtit ka afruar 4 deri në 5 lojtarë deri në minutat e fundit”, tha Suleimani.

Futbollistët që janë larguar drejt kampionateve të huaja kanë qenë më të paktë, edhe për shkak të strategjisë që ndjekin klubet.

"Muaji janar nuk mund të them se ka shitje, pasi edhe klubet që janë jashtë duan të rrezikojnë."

Dritarja e merkatos së dimrit në Shqipëri ka një kohëzgjatje të ngjashme me shumë kampionate në Evropë. Tani ajo është mbyllur.

BT (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll