Sport

Lojtaret kërcënojnë me bojkot, Federata e Koresë së Jugut nis negociata…

Kombëtarja e femrave e Koresë së Jugut mund të bojkotojë Kupën e Azisë që do të zhvillohet në mars për shkak të diskriminimit, veçanërisht në krahasim me ekipin e meshkujve. Federata e Futbollit e Koresë së Jugut njoftoi të hënën se është në negociata.

2 Shkurt 2026, 14:30 Nga DOSJA

Lojtaret kërcënojnë me bojkot, Federata e Koresë së

KOREJA E JUGUT - Federata e Futbollit e Koresë së Jugut njoftoi të hënën se është në negociata me ekipin e saj kombëtar të femrave, i cili kërcënon të bojkotojë Kupën e Azisë në mars, duke denoncuar diskriminimin.

Vitin e kaluar, lojtaret kritikuan "kushtet diskriminuese", duke pretenduar, për shembull, se duhej të paguanin vetë për transfertat e tyre në aeroport dhe pajisjet e stërvitjes.

Një njoftim për shtyp i datës shtator përmend udhëtime të gjata me autobus ose fluturime në klas ekonomik, si dhe akomodime "të pamjaftueshme".

Një dokument i brendshëm i federatës, i parë nga AFP, tregon se afërsisht 1.3 milionë dollarë u janë ndarë atyre në vitin 2025, që përfaqëson më pak se 10% të buxhetit të ekipit të meshkujve.

"Ne po vazhdojmë diskutimet me lojtaret për të zgjidhur këtë çështje", tha një zyrtar i KFA-së për AFP të hënën. Ekipi do të thirret në mesin e shkurtit për një kamp stërvitor përpara Kupës së Azisë, e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 21 mars në Australi.

Në deklaratën e tyre, lojtaret paralajmëronin se do të “pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në të gjitha stërvitjet që lidhen me garën” dhe do të refuzojnë të luajnë ndeshje nëse KFA nuk përgjigjet deri më 17 tetor. 

“Ndjehet sikur lojtaret nuk po trajtohen si anëtarë të ekipit kombëtar”, u ankua së fundmi mesfushorja Ji So-yun, në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve Yonhap.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll