Sport

Vllaznia ka gjetur ritmin, mund edhe Teutën dhe shkëputet në krye të Superiores

Kështu pas 22 javëve, Vllaznia e sheh veten në kuotën e 42 pikëve, 3 më shumë se Elbasani, ndërsa Teuta mbetet me 27 pikë në vendin e 6-të.

1 Shkurt 2026, 20:19 Nga DOSJA

Vllaznia ka gjetur ritmin, mund edhe Teutën dhe shkëputet në krye

DURRES - Vllaznia vijon marshimin në Superiore edhe pas javës së 22-të. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar përpara disa javëve, këtë të dielë mundi edhe Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin e ngushtë 1-0 duke regjistruar kështu fitoren e 5-të radhazi në kampionat.

Ishte një fitore kjo që i jep mundësinë skuadrës së Edi Martinit që të përforcojë me 3 pikë pozitat e saj në krye të klasifikimit, duke përfituar edhe frenimet e Elbasanit dhe Egnatias, dy ndjekësve më të afërta të saj.

Momenti që vendosi ndeshjen në favor të Vllaznisë ishte ai i minutës së 9-të kur Mala shënoi golin e avantazhit 1-0 për kuqeblutë që ditën ta ruanin atë deri në fundin e ndeshjes edhe pse mbetën me 10 futbollistë në fund, pas ndëshkimit me karton të kuq të Celikovic, duke marrë edhe 3 pikët e saj.

Kështu pas 22 javëve, Vllaznia e sheh veten në kuotën e 42 pikëve, 3 më shumë se Elbasani, ndërsa Teuta mbetet me 27 pikë në vendin e 6-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll