Sport

Partizani nuk ia del përballë Elbasanit, në ‘Arenën e Demave’ pamë gjithçka veç fitores

Ky takim i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiores, në fund u mbyll në barazim 2-2.

31 Janar 2026, 22:18 Nga DOSJA

Partizani nuk ia del përballë Elbasanit, në ‘Arenën e

TIRANE - Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka, në këtë takim të vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiores. Por në fund, gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë (22’). Pak minuta më vonë, portieri Janaçek (26’) u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague (36’) shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës (41’), që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës.

Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli (66’). Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit. Në rifillimin e lojës, Elbasani sulmoi me shumë forca dhe ia doli që të gjente barazimin në shtesë po me Lajthinë (90’+1), për të marrë të paktën një pikë në këtë duel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll