Sport

Champions League/ Ja kur hidhet shorti dhe ndeshjet e mundshme të play-off-it…

Edhe pse shorti pritet të japë një vendim përfundimtar të premten, ne tashmë kemi një ide shumë të mirë për ndeshjet e play-off të Champions League.

29 Janar 2026, 00:16 Nga DOSJA

Champions League/ Ja kur hidhet shorti dhe ndeshjet e mundshme të

ZVICER - Tani që faza e Champions League ka mbaruar, shorti për raundin play-off-it të Champions League 2025-2026, që përfshin 16 ekipe, do të zhvillohet këtë të premte në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Por ne tani kemi një ide të qartë për përballjet e mundshme. Shorti vë përballë klubet e renditura (nga vendi 9 deri në të 16-tin) kundër klubeve të pa renditura (nga vendi 17 deri në të 24-tin), në çifte të përcaktuara nga renditja përfundimtare.

Ndeshjet përcaktohen këtu me short të rastësishëm, ku çdo skuadër e renditur çiftëzohet me një skuadër të pa renditur. Ekipet nga e njëjta shoqatë kombëtare mund të përballen me njëra-tjetrën dhe të takohen me një kundërshtar që e kanë hasur tashmë në fazën e ligës.

Ndeshjet eliminatore luhen me dy takime me vajtje-ardhje: ndeshjet e para më 17 dhe 18 shkurt 2026, dhe ndeshjet e kthimit më 24 dhe 25 shkurt, me ekipin e renditur në vendin e parë që pret ndeshjen e kthimit.

Çiftet e mundshëm pas shortit, mund të jenë:

Benfica ose Bodo Glimt - Real Madrid

Benfica ose Bodo Glimt - Inter Milan

Monako ose Qarabag - PSG

Monako ose Qarabag - Newcastle

Galatasaray ose Club Brugge - Juventus

Galatasaray ose Club Brugge - Atlético Madrid

Dortmund ose Olympiakos - Atalanta

Dortmund ose Olympiakos - Leverkusen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll