Aktualitet

Aksidenti në Milot-Mamurras/ Ndërron jetë shoferi, prindërit akuzojnë mjekët e Spitalit të Traumës për neglizhencë

Ndërsa dy pasagjerët që udhëtonin me të, Albion Mamli dhe Romario Alija, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.

27 Janar 2026, 16:31 Nga E.d
Aksidenti në Milot-Mamurras/ Ndërron jetë shoferi, prindërit
Viktima

TIRANË- Njëri nga tre të rinjtë që u përfshinë në aksidentin e ndodhur më 19 janar në autostradën Milot–Mamurras, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktima është Albert Togu, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.

Ndërsa dy pasagjerët që udhëtonin me të, Albion Mamli dhe Romario Alija, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve. Momentalisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Bazuar në informacioneve paraprake, automjeti tip “Audi” devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore gjatë një tentative për të shmangur përplasjen me një automjet tjetër.

Gjatë një prononcimi për mediat, Kujtim Togu, babai i 23-vjeçarit, ka deklaruar se djali i tij ka ndërruar jetë nga neglizhenca. Sipas tij trupit të pajetë ende nuk i është bërë autopsia. Ai tha se mjekësia ligjore nuk mund të kryejë autopsinë pa kartelën e të ndjerit.  Kjo pasi nuk është lëshuar ende nga Spitali i Traumës.

“Kam bërë një kallëzim në Prokurori se djali im ka ndërruar jetë nga neglizhenca e mjekëve, e kanë nënvlerësuar punën mjekët. Ato thonë që ka pësuar tromboze në zorrën e trashe, kur e bën operim thanë që kishin pankreasin, ishte i ënjtur, i skuqur dhe i ka krijuar shqetësime.

Të ishte ashtu, nuk krijon ndonjë probleme, kishte qenë i qartë, ata nuk e kanë kuptuar dhe ka helmuar organizmin.  E kanë kuptuar kur mori fund çdo gjë. Unë kërkoj që nesër kam shpallur varrimin, kërkoj të marr kufomën, t’i bëhet autopsia. Unë nuk e bëj varrimin dot pa kufomë, këta nuk ma japin.

Nxjerrin arsye pas arsye, ndjerin justifikime. Njëherë duhet kartela, njëherë nuk është kryeinfermieri, nuk e japin kartelën, nuk e di pse Spitali i Traumës nuk e jep kartelën”, tha ai./Dosja.al

albion mamli romario alija albert togu

Sondazh

Poll