Sport

Bilanc lufte/ Përleshjet midis ultrasve serbë dhe atyre kroatë përfundojnë me të paktën 18 të plagosur dhe gati 100 të arrestuar…

Incidenti, i cili ndodhi në Bosnje, përfshinte ultras të Crvena Zvezdës të Beogradit dhe Hajdukut të Splitit.

26 Janar 2026, 15:43 Nga DOSJA

Bilanc lufte/ Përleshjet midis ultrasve serbë dhe atyre kroatë

BOSNJE - Përleshjet në Bosnjë midis ultrasve serbë të Crvena Zvezdës të Beogradit dhe ultrasve kroatë të Hajdukut të Splitit përfunduan me të paktën 18 të plagosur dhe gati 100 të ndaluar, zbulon 'Le Parisien', e cila citon një deklaratë nga policia e vendit.

Sipas të njëjtit burim, gjithçka ndodhi në afërsi të aeroportit të Tuzlës, kur një grup ultrasish të Crvena Zvezdës, që po ktheheshin nga Suedia - ku ekipi luajti kundër Malmö - u zunë në pritë nga anëtarët e grupit të tifozëve të Hajdukut.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe po mbahet nën vëzhgim në spitalin e Tuzlës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll