Sport

Barazim mes polemikave në ndeshjen Vora-Teuta, penalltia në shtesë shkak i braktisjes së fushës - VIDEO

Episodet e braktisjes së ndeshjes për disa minuta janë kthyer në modë në Superiore.

25 Janar 2026, 17:17 Nga DOSJA
Barazim mes polemikave në ndeshjen Vora-Teuta, penalltia në

VORE - Episodet e braktisjes së ndeshjes për disa minuta janë kthyer në modë në Superiore. Pasi e bëri Tirana në vitin e shkuar në ndeshjen ndaj Elbasanit, sot ishte radha e Vorës në javën e 21-të të Superiores.

Ndeshja filloi mirë për vendasit teksa në minutën e 25-të arritën të kalonin në avantazh, Kasalla ishte autori i këtij goli. Me këto shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.

Por kur dukej se skuadra e Bellait po shkonte drejt marrjes së tre pikëve në fund, në kohën shtesë arbitri akordon një penallti për ekipin durrsak dhe ishte pikërisht ky momenti që krijoi dhe tensionin dhe braktisjen e fushës nga skuadrs vendase.

Gjithësesi me këtë penallti që Maçolli e shndërroi në gol rezultati u barazua në 1-1 dhe me këto shifra u mbyll i gjithë takimi duke i ndarë skuadrave nga një pikë që gjithësesi pak i vlen për objektivat që kanë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll